Abelard Tahiri: Kurti nuk ka kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare të heqin fusnotën

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur për seancën e re, e cila do të mbahet të hënën.

Kështu bëri të ditur, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri ka komentuar në konferencën për media edhe përfaqësimin e Kryeministrit Albin Kurti në Bruksel me “fusnotë”.

Sipas tij, Kurti po harron mënyrën se si ka ardhur në pushtet.

“Lidhur me përfaqësimin e Kosovës në Bruksel nuk kemi pa asgjë të re. Zotëri Kurti ka vepru dhe po vazhdon të veprojë ndryshe nga ajo që e ka marrë mandatin. Para përfaqësimit të Kosovës në këtë konferencë ne nuk e kemi parë që zotëri Kurti e ka ngritur këtë temë tek autoritetet ndërkombëtare për të hequr fusnotën. Mendoj që sot zotëri Kurti harron qa ka thënë e qa ka bërë”.