Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, e ka sqaruar edhe më tej deklaratën e tij se kryeministri Kurti përdori diktat në seancën e sotme të Kuvendit me vendimin e tij për të mos iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve opozitarë për shkak të mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ai tha se kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, është dashur t’ia tërheqë vërejtjen Kurtit dhe tha se po të kishte qenë kryetari Glauk Konjufca do t’i kërkonin atij që seanca të bëhet sipas rregullores.
“Nuk mundet të zgjedhë kujt mund t’i përgjigjet dhe kujt jo. Ose kanë me u zhvillu sipas rregullores ose hiç”, tha Tahiri, në T7.
Hoti: Sot në Kuvendin e Kosovës u cenua rendi kushtetues, Kurti shantazhoi deputetët
Tahiri akuzoi Kurtin se po ushtron diktat edhe te “njerëzit e tij”.
“Ka filluar të ushtrojë një lloj diktati dhe këtë së pari e bën ndaj njerëzve të vet, pra ministrave iu thotë të mos iu përgjigjet deputetëve. Pastaj edhe në raport me ne”.
Deputeti i PDK-së ka kritikuar pozitën se “kanë degjeneruar”.
“Kanë degjeneruar në një nivel që as vetë s’do të doja që një udhëheqës i vendit tim të degjenerojë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.