×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri niset për në Hagë, intervistimi pritet të zgjasë dy ditë

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 14:46

    Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri sot është nisur për në Hagë ku pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale.


    Burimet e lajmi.net bëjnë të ditur se Ministri Tahiri sot ka udhëtuar për në Hagë pas ftesës që i është bërë atij nga Dhomat e Specializuara për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit.

    Intervistimi i tij pritet të zgjasë dy ditë.

    Para disa ditësh, vetë Ministri Tahiri kishte bërë publike faktin se ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, sipas tij për t’i informuar Dhomat e Specializuara mbi procedurat e zbatimit të ligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar nga Dhomat e Specializuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!