×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri, PDK: Marrëveshja në Bruksel, dëmi më i madh që i është bërë Kosovës

    Reporteri
    04 Tetor 2021 | 11:07

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë Kurti për marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel për reciprocitetin e targave.


    Tahiri në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targa pa u konsultuar ma askënd, transmeton Reporteri.net.

    “Dy javë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi reciprocitet në targa me Republikën e Serbisë. Vendim ky i pa konsultuar me askënd, as me neve si parti opozitare, as me miqt tanë, partnerët ndërkombëtarë, në këtë rast SHBA, e megjithatë ne si parti opozitare vendosëm ta mbështesim”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

    Sipas Tahirit, Qeveria Kurti me marrëveshjen e arritur me Serbinë legalizoi targat KM, PZ dhe PR që i lëshon Serbia.

    “Dy javë mbrapa jemi në një situatë krejt tjetër. Qeveria jonë arriti, përfundoi në një marrëveshje të dëmshme në Bruksel. Marrëveshje e parë e Qeverisë Kurti e arritur me Serbinë, marrëveshje e cila ilegalizoi targa KM, PZ, PR,,etj, që i lëshon Republika e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Sot jemi me këto targa të lëshuara nga Qeveria e Republikës së Kosovë për Kosovën, tashmë legale”, shtoi ai.

    Tutje ai ka thënë se qytetarët i paguajnë taksë Qeverisë së Serbisë për këto targa.

    “Ky është dëmi më i madh që i është bërë ndonjëherë Kosovës. Ky është hapi i parë që keni fillu me implementu Zajednicën. Ky është dëmi më i madh që i keni bërë Republikës së Kosovës. Kjo qeveri është shumë e lëndume karshi Vuçiqit, ai ka shënuar një fitore të madhe”, tha Tahiri, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!