×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri përmend sërish shkarkimin e Valdete Dakës, është dekorajim i madh për gratë

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 11:47

    Partia Demokratike e Kosovës e ka përmendur sërish shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.


    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk ka dekorajim më të madh për gratë në Kosovë sesa kur shihet ndërprerja e mandatit të një gruaja siç ka qenë Valdete Daka, mandati i së cilës është ndërprerë nga udhëheqja e tanishme.

    “Ky Grup Parlamentar dhe kjo zonjë po përçojnë mesazhet më të këqija për profesionistët dhe gratë në Kosovë. Ky degradim që ka filluar nga institucionet me shkarkimin e profesionistëve dhe sjelljen e familjarëve e militantëve është i papranueshëm dhe si opozitë do ta kundërshtojmë në çdo moment, me çdo mjet të mundshëm që në posedojmë si opozitë”, tha Tahiri.

    Ai ka pyetur poashtu se cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen e Washingtonit?

    “Tashmë kanë fillur hapa konkret nga partnerët tanë, siç ishte para dy ditëve sjellja e një plani për Ujmanin.Ne e dimë se kryeministri pati deklaruar se është listë zotimesh, jo marrëveshje. Ndërsa të tjerë që kanë deklaruar se nuk ka bazë juridike të implementohet.Cili është pozicioni i Republikës së Kosovës, a do të fillojë implementimi i kësaj marrëveshje apo jo?”,shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!