×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Brenda pak ditësh do të krijohen mundësitë për rifillimin e punës së autoshkollave

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 15:41

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, bashkë me përfaqësuesit e tjerë, Afrim Islami dhe Driton Presheva.


    Ministri Abrashi ka dëgjuar të gjitha kërkesat që autoshkollat kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre. Ai tha se e kupton shqetësimin e tyre për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

    Me këtë rast, u zotua se brenda pak ditësh do të krijohen mundësitë për rifillimin e punës së autoshkollave dhe mbajtjes së testimeve.

    Federata e Autoshkollave të Kosovës, shprehën mirënjohje për gatishmërinë e ministrit Abrashi që të dëgjojë dhe trajtojë kërkesat e kësaj kategorie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!