×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Këtë vit pritet të fillojë autostrada drejt Merdares

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 22:29

    Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.


    Abrashi ka thënë se me investimet amerikane të premtuara në Marrëveshjen e Uashingtonit do të ndërtohet edhe autostrada e Merdares.

    Ai ka thënë se në bazë të seriozitetit që kanë treguar investitorët amerikanë që kanë dërguar letra këtë javë, autostrada do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt.

    “Mendoj se këtë vit është e mundshme të fillojë ndërtimi i autostradës për Merdare. Po flasim për një autostradë që ka koston deri në 250 milionë euro. Autostrada ka 27 kilometra”.

    Ministri i Infrastrukturës thotë se është kërkuar që kushdo që e merr punën, punimet të përfundojnë jo më larg se 15 muaj.

    Duke folur për mini-Schengenin, Abrashi thotë se është e vërtet që LDK në të kaluarën e ka refuzuar këtë iniciativë por sipas tij tash garantues është Amerika.

    “Ne tash jemi palë e barabartë e kësaj iniciative. Ne tash paraqesim edhe kushtet tona si shtet i barabartë”, tha ndër të tjera Arban Abrashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!