×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Rexhep Qosja nuk do të ishte i pranueshëm si president për LDK-në

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 0:07

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, duke folur për çështjen e postit të presidentit, ka treguar se kë LDK-ja nuk do ta votonte për këtë pozitë.


    Në mesin e shumë emrave të përfolur për këtë post, ka qenë edhe Rexhep Qosja, për të cilin Abrashi tha se partia e tij nuk do ta votonte.

    “Unë nuk jam njeri përjashtues, por aq sa e njoh LDK-në, Rexhep Qosja vështirë se do të ishte i pranueshëm”, ka thënë Abrashi në Debat Plus.

    Abarashi nuk ka dashur të japë opinion për kandidaturën e Vlora Çitakut dhe nëse kjo do të ishte e pranueshme për LDK-në.

    “Po të përgjigjesha në këtë pyetje do të zbulohesha”, ka deklaruar Abrashi duke qeshur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!