Adoleshentët e Kosovës krijojnë projekte inovative në kuadër të garës Sfida e Dizajnit

Adoleshentët kosovarë jo rrallë herë kanë befasuar me të arriturat e tyre. E program i USAID-it “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” ka ndihmuar adoleshentët e Kosovës për të dizajnuar videolojëra, gjenerator të energjisë elektrike, krijim të pajisjes për ushqimin e kafshëve shtëpiake e krijim të shtëpisë inteligjente.


E në këtë garë morën pjesë 200 nxënës nga 16 shkolla të mesme të larta të Kosovës duke përfituar shkathtësi për punë ekipore, hulumtim, komunikim, zgjidhje të problemit e kreativitet.

Ndërkaq fituesit e programit ASSET që menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës do të shpallen nesër.

Njoftimi: 

Programi i USAID-it “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” – ASSET në partneritet me Fondacionin IPKO (IF) organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën “Sfida e Dizajnit 2021”. Gara ka filluar më 20 janar 2021 dhe ka përfunduar më 23 prill datë 2021.

Në garën e sivjetme morrën pjesë rreth 200 nxënës, nga 16 shkollat e mesme të lartë të Kosovës, përmes 34 projekteve në këto pesë (5) sfida:

1. Krijimi i një videoje për paraqitjen e një koncepti shkencor/matematikor/teknologjik:
2. Krijimi i lojës Pinball;
3. Krijimi i një gjeneratori të energjisë elektrike për shkolla ose ekspozita;
4. Krijimi i shtëpisë inteligjente me funksion të kontrollimit për hapjen/mbylljen e dritareve/roletave;
5. Krijimi i pajisjes për ushqimin e kafshëve shtëpiake.

Për të shpallur fituesit e kësaj gare, më 18 qershor 2021, duke filluar nga ora 10:00, Programi ASSET dhe IF organizojnë ceremoninë virtuale.

Prezent në këtë ngjarje për një fjalë rasti do të jetë edhe Matthew Cullinane, përfaqësues nga misioni i USAID në Kosovë.

Përmes kësaj gare, nxënësit pjesëmarrës kanë përfituar shkathtësi për punë ekipore, hulumtim, komunikim, zgjidhje të problemit, kreativitetit, etj.

Programi “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” – ASSET financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.