Ka kohë që mediat në slloveni kanë vluar me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, meqë përflitej se diplomati kosovar dyshohej si i përfshirë në një skandal të shpërlajrjes së parave përmes kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi.
Siç raportonin mediat në Slloveni, Berishaj dyshohej se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” tek politikani slloven, Robert Golob.
Raportimet e mediave sllovene, u pasuan nga një hulumtim tjetër i Gazetës Online Reporteri.net që dokumentoi se në total afër 2 milionë Euro hynë – në më pak se 5 vite, nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020 – në biznesin e Martin Berishajt ku u derdhën paratë e GEN-I nga Beogradi.
Këto raportime për ambasadorin Berishaj tek tash po jepen edhe nga mediat në Kroaci. Për aferën sot ka shkruar mediumi kroat “24sata.hr”.
“Një skandal diplomatik? Ambasadori i Kosovës në Kroaci akuzohet për shpërlarje parash”, është titulli i mediumit kroat.
Afër 2 milionë Euro të hyra në biznesin e Martin Berishajt ku u derdhën paratë e GEN-I nga Beogradi
Vetë ambasadori Berishaj ka mohuar gjithçka, ndërkohë Prokuroria e Malit të Zi ka konfirmuar tashmë se kanë kryer hetime lidhur me rastin dhe sipas rezultateve preliminare ka rezultuar se s’ka bazë për ndjekje penale.
Gjithashtu nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi kanë thënë se lidhur me transaksionet e parave nga GEN-i në llogari të firmës së Martin Berishajt nuk është gjetur asnjë parregullsi.
Ndonëse u themelua nga gjysma e dhjetorit të vitit 2016, biznesi në Mal të Zi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci në të njëjtin vit rezulton se ka qarkulluar rreth 100 mijë Euro të hyra, derisa viti më i begatshëm për “MB Consulting” me Martin Berishajn të vetmin pronar dhe të vetmin të punësuar, rezulton të jetë viti 2017 kur biznesi i tij regjistroi rreth 1 milionë Euro të hyra. Mbi gjysmë milioni të parave të derdhura në xhirollogaritë e këtij biznesi, sipas një raportimi në Slloveni, kanë hyrë nga Serbia, përmes filalit të GEN-I në Beograd – një rrjet tregtie energjetike nga Sllovenia, i shtrirë në tërë rajonin.