×
  • Lajme
  • Lajme / Vendimi i Apelit

    Afera me rezervat shtetërore, lirohen nga paraburgimi Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e MINT – do të mbrohen në liri

    Reporteri
    31 Gusht 2023 | 15:05

    Dy zyrtarët e shtetit, Irfan Lipovica dhe Haviz Gara si dhe biznesmeni Rdvan Muharremi janë liruar nga paraburgimi pasi ishin arrestuar si të dyshuar për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore.

    Vendimi është marrë sot pasi,  Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të tre të arrestuarve për aferën me rezerva shtetërore.

    Përmes një njoftimi për media, Gjykata e Apelit ka bërë me dije se ata janë liruar për t’u mbrojtur në liri.

    “Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, me aktvendimin PN1.S.nr.165/2023, i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023, të datës 19.08.2023 e ka ndryshuar, ashtu që të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ju është ndërprerë masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë liruar për t’u mbrojtur në liri”, është thënë në njoftim.

    Më tej, bëhet e ditur se gjykata nuk ka arritur që të vërtetoj dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e për të cilat është kusht primar masa e paraburgimit.

    “Në arsyetim të aktvendimit Gjykata e Apelit ka theksuar se gjykata e shkallë së para nuk ka arritur që të vërtetoj dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit, mirëpo në arsyetim e aktvendimit të ankimuar janë dhënë me tepër bindje e dyshimit të arsyeshme duke mos pasur mbështetje në artukulushmerin për të ndërlidhur provat me veprimet e të pandehurve, prandaj nuk është arritur që të argumentohet në fuqinë provuese të provave se me veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim për veprat penale dhe me ketë gjykata vetëm ka potencuar kronologjinë e ngjarjes mirëpo nuk ka dhëne vlerësim dhe arsyetim mbi fakte të cilat janë paraqitur në kërkesën për caktimin e paraburgimit”, është thënë në njoftim, duke shtuar se gjykata e shkallës se parë ka tejkalua kompetencat kur ka vendosur masën e paraburgimit.

    “Kolegji i gjykatës së shkallës së dytë konstatoi se në këtë stad të procedurës penale nga gjykata e shkallë së pare është tejkaluar kompetenca e vlerësimit e parapara sipas normave ligjore nga fakti se gjykata në aktvendimin e ankimuar është lëshuar në vlefshmërinë e ligjshmërisë se ligjeve (administrative), vendimeve të qeverisë, si dhe në nxjerrjen e konkluzioneve të elementeve subjektive të dashjes në lidhje me veprat penale të cilat pretendohet të jene kryer nga ana e të pandehurve”, është thënë në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!