×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri rreth ideve për ndarjen e Kosovës: S’ndodhë kurrsesi, Kushtetuta është Bibël e Kuran

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 19:50

    Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka komentuar “non-paper-in” që pretendohej se ishte i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, “si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale”


    Në këtë dokument që u mohua nga dy shtetet theksohet Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse, shkruan Reporteri.net.

    Distrikti Autonom i Kosovës Veriore, sipas këtij dokumenti do ta përfshijë territorin e qytezave të Zveçanit dhe 35 fshatrave të tij, Leposaviqit dhe 72 fshatrave të tij, Mitrovicës Veriore dhe zonave të ngjitura kadastrale dhe Zubin Potokut me 63 fshatrat e tij.

    Por kjo nuk mund të ndodhë kurrsesi sipas Bahtirit. Ai tha se sovraniteti i Kosovës është i panegociueshëm.

    “Unë e kam kontaktuar Qeverinë e Kosovës dhe nuk e kemi një dokument të tillë. Unë mendoj se ky dokument ka dalë nga organet e Serbisë, me të cilin ka bërë një matje të reagimeve të qytetarëve sit ë Kosovës ashtu edhe të Serbisë. Unë mendoj se kjo është e pabazë, e panegociueshme, dhe pa një përmbajtje të thellë se si ne mendojmë ta kryejmë cështjen e Veriut”, tha Bahtiri në një prononcim për Reporteri.net.

    Ai ka thënë se për Veriun e Kosovës do të bisedohet vetëm me qytetarët e asaj ane dhe Kushtetuta e Kosovës është Bibël e Kuran.

    “Cështja e Mitrovicës së Veriut kryhet vetëm me qytetarët e saj, duke u ulur, biseduar dhe normalizuar në tërësi situatën në pjesën e veriut dhe për të i’u mundësuar qytetarëve që të jenë të lirë nga strukturat paralele, tu ofrojmë siguri të plotë dhe një zhvillim ekonomik. Kurse, planet e ndarjes, planet për autonomi, planet për gjëra të tjera nuk do të ndodhin në Kosovë, është e prerë, e kryer dhe është Bibël e Kuran Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe asnjë pëllëmbë e territorit të saj nuk negociohet dhe nuk do të bisedohet për të”, u shpreh ai./ Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!