×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtirit i vdes nëna

    Reporteri
    22 Shtator 2023 | 14:54

    Agim Bahtiri ka njoftuar se i ka vdekur nëna, në moshën 93-vjeçare, shkruan Reporteri.net.

    Bahtiri, në Facebook ka njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit.

    Njoftimi i Bahtirit:

    Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!

    Të dashur miq e dashamirë,

    Ju njoftoj se sot në moshën 93 vjeçare, NANA ime, fisnikja e zemrës sime, ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të saj, duke na lënë përjetë zemërthyer.

    Mungesa jote, nanë, do të më përcjellë tërë jetën, e këshillat e tua, amanetet e fjalët e mira do t’i mbaj gjithmonë në zemër, si vlerën më të çmuar.

    Faleminderit stafit mjekësor që bënë të pamunduren për shpëtimin e jetës së nënës sime, faleminderit të gjithëve për telefonatat e pafundme por ky është caktimi i Allahut.

    * Ceremonia e varrimit mbahet nesër (23.09.2023) në varrezat e fshatit Gushavc, me drekë (12:32).

    NANË, Allahu të mëshiroftë, e u takofshim në Xhenetet e tij, atje ku nuk do të ketë ndarje e as dhimbje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!