×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu: Albin Kurti është më i rrezikshëm se Coronavirusi

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 17:48

    Në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, në Kuvendin e Kosovës po pritet që të votohet mocioni i LDK’së për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.


    Megjithatë ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK’së, Anton Quni, i ka dhënë një orë kohë Kurtit që të shqyrtojë kthimin e Agim Veliut në punë dhe të heqë taksën me qëllim të kthimit mbrapsht të mocionit.

    Mirëpo një ofertë e tillë e Qunit nuk i ka pëlqyer fare vetë Agim Veliut.

    Në një prononcim për T7, Veliu ka thënë se mocioni nuk duhet të kthehet mbrapa dhe se pret rrëzimin e Qeverisë Kurti.

    Sipas tij, një qeveri e tillë që drejtohet nga Albin Kurti është më e rrezikshme se koronavirusi.

    Veliu e ka cilësuar edhe si tinzar Albin Kurtin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!