×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu befason: Ky koalicion nuk i sjell asnjë të mirë vendit, s’ka guxim të marrë vendime

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 14:28

     Agim Veliu i cili sot u shkarkua nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme ka thënë se shkarkimi i tij nga ana e kryeministrit Kurti, vjen për shkak të paaftësisë së Kurtit që si kryeministër  kryejë detyrat e tij në menaxhimin e situatës së krijuar në vend, si asaj politike, ashtu edhe saj epidemilogjike, shkruan Reporteri.net.


    “Në dëshpërim dhe pamundësi që t’i kryejë detyrat e tij, Kurti merret me çështje periferike. Ato janë tërësisht arsye praktike. Deklarimi im është deklarim i lirë, unë kam të drejt ta jap mendimin tim për çdo situatë. Si ministër e kam vërejtë se situata është ka del nga kontrolli për shkak të pamundësisë së menaxhimit të mirë. Nuk ka mundësi Kurti të imponojë mendimet e mia te unë”, është shprehur Veliu, per RTV Dukagjini.

    Veliu ndër të tjera ka thënë organet e LDK-së do të vendosin për hapat e ardhshëm, mirëpo se ai nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin e koalicionit VV-LDK, madje sipas tij ky koalicion tanimë nuk i sjell asnjë të mirë vendit.

    “Unë ende nuk e kam takuar kryetarin Mustafa, do të bisedoj me të dhe do t’ia jap qëndrimin tim lidhur me këtë situatë. Mbetet çështje e organeve të LDK se cilën rrugë do ta zgjedhin. Çështja e koalicionit nuk është çështje e individit por organeve të LDK-së, i cili koalicion për mendimin tim nuk i sjell asnjë të mirë vendit. Kjo Qeveri nuk ka guxim të merr vendime të duhura për Kosovën, as sa i takon situatës politike as asaj epidemiologjike”, është shprehur Veliu./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!