×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK-ja e përkrah bojkotin e sotëm të gazetarëve ndaj Qeverisë

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 14:36

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përkrahur gazetarët që sot bojkotuan konferencën e ministrit Hekuran Murati për shkak të vonesës së tij.

    Gazetarët dhe kameramanët e medieve kosovare sot janë organizuar spontanisht për të bojkotuar konferencën për shtyp, pas Mbledhjes së Qeverisë. Gazetarët kanë pritur më shumë se 40 minuta për paraqitjen e dy ministrave të Qeverisë, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci.

    AGK-ja, gjithashtu i kërkon Qeverisë respektimin e punës së gazetarëve duke organizuar konferencat për shtyp, në një kohë të arsyeshme pas përfundimit të mbledhjeve. Qeveria duhet ta vendosë interesin publik në rend të parë, duke pranuar pyetjet e gazetarëve për vendimet që ajo i merr.

    Për këtë çështje pak më parë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, fajësoi mediat që nuk u mbajt konferencat meqë “interesi publik nuk u vendos në rend të parë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!