Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, KQZ ende nuk ka përfunduar numërimin e të gjitha qendrave të votimit nëpër Kosovë.
Mirëpo, në disa komuna numërimi veçse ka përfunduar dhe të dhënat janë të publikura në sajtin e KQZ-së.
Nga të dhënat e publikuara nga KQZ, del se në komunën e Klinës ka fituar LVV me një rezultat prej 30,04%, e ndjekur nga AAK me 23,54% të votave.
Ndërkaq, sa i përket votave të kandidatëve, në bazë të rezultateve preliminare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Agron Bacaj nga AAK, del të jetë kandidati më i votuar nga të gjitha subjektet politike në qendrat e votimit në komunën e Klinës.
Bazuar në këto rezultate, Agron Bacaj ka marrë mbi 2200 vota vetëm në Klinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.