×
  • Lajme
  • Lajme / Rruga evropiane

    Ahmeti diskuton me Sarrazin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 20:35

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, është takuar të martën me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, përcjell Reporteri.net. 

    Siç ka bërë të ditur zyra e MPJD-së, në këtë takim është diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, posaçërisht në Këshillin e Evropës.

    “Zëvendësministri Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe e njoftoi z. Sarrazin me aktivitetet aktuale në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës. Po ashtu, të dy biseduan mbi rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftim.

    Ahmeti më tej e ka falënderuar Sarrazinin për mbështetjen e Gjermanisë dhe e nënvizoi rëndësinë e suksesit në këto procese edhe për stabilitetin në rajon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!