Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi Manastiri i Deçanit kishte thënë se Ahmeti ka inkurajuar studentët të shkruajnë grafitë në Kishën e cila gjendjet në kampusin e UP’së.
Ahmeti ka demantuar këto pretendime, duke thënë shkurt se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çfarë është thënë prej Manastirit të Deçanit.
“Nuk është e vërtetë asnjëra akuzë. Pse duhet të shpërndani gënjeshtra”, shkruan Ahmeti në Twitter, duke shpërndarë postimin e Manastirit të Deçanit.
Ndërkaq, pas aksioneve të PSD’së në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në kampusin e UP’së, përmes në postimi në Twitter, nga Manastiri i Deçanit kanë thënë se ky aksion është kryer aktivistët dhe studentët sipas tyre, është inkurajuar nga Ahmeti.
“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryetari Shpend Ahmeti, bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e tyre.
Ndryshe, për herë të parë që nga viti 1998, të enjten është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.