×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti ironizon me VV-në: Protestoj kundër Covid-19 me dezinfektim të ndërtesave në Prishtinë

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 17:57

    Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është duke protestuar kundër pandemisë Covid-19.


    Këtë e bëri ai të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

    “Protestoj kundër #covid19 me dezinfektim të ndërtesave në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.

    Disa aktivistë të VV-së tash kanë dalë në protestë para Kuvendit të Kosovës. Ata po prihen nga ish kandidati i VV-së Valdrin Ahmeti.
    Por, drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim në Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se protesta e aktivistit Valdrin Ahmetit para Kuvendit të Kosovës nuk është organizim e as qëndrim i Vetëvendosjes.

    “Protestat apo organizimet e thirrura nga qytetarë të ndryshëm, edhe nëse janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është qëndrim e as organizim apo thirrje e Lëvizjes, por thirrje individuale e këtyre aktivistëve, të cilët kanë mendim dhe qëndrim edhe përtej subjektit. Ne i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve dhe aktivistëve të zbatojnë masat, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për shëndetin”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!