×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti mesazh emocionues për Qendronin: Meqë je i zënë me pandeminë, në emër të familjes tënde vendosa lule te varri i babait tënd

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 23:04

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, ka vendosur kurora lulesh tek Varrezat e dëshmorëve në emër të të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe shoqatave të dala nga lufta.


    Kështu bëri të ditur vet Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera shkroi se ka vënë edhe tek varri i babit të kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit.

    “Sot, në kushte normale do të ishim me familjet e dëshmorëve dhe shoqatat e dala nga lufta për të nderuar dëshmorët e Prishtinës në ditën e tyre. Por në kushte pandemie, ata nuk mund të jenë në homazhe. Por në emër të familjeve e shoqatave, e në emër të Komunës, respektuam më të dashurit tonë. Respekt e përulje të përjetshme! Qëndron Kastrati, e di që je i zënë me pandemi në Dardanë. Në emër tëndin e të familjes, vendosa një lule te varri i babait tënd!”, shkruan Ahmeti”, ka shkruar Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!