×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti për zgjedhjet lokale: Në qoftë se ka vdekje, qoftë edhe një, kush e mbanë përgjegjësinë?

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 19:58

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për takimet konsultative të Presidentes Vjosa Osmani me përfaqësues të akterëve politikë rreth shtyrjes së zgjedhjeve.


    Osmani mbajti takim pas rekomandimit të IKSHPK-së që zgjedhjet të shtyhen për shkak të situatës me pandemi, por nuk u arrit konsensus për këtë çështje teksa partitë opozitare kanë thënë se IKSHPK ra në ndikim të qeverisë për të ardhur deri tek rekomandimi.

    Ahmeti thotë se disa argumente duhet të lihen anash, siç është ai për hipokrizinë e VV-së, dhe të merret më seriozisht rekomandimi.

    “Anash krejt argumentet që vlejnë (Hipokrizia e VV, etj), IKSHP (institucioni shtetëror për të vlerësuar rrezikun e shëndetit publik) thotë se është rrezik të mbahen zgjedhjet, pse ka diskutim politik për këtë çështje. Në qoftë se ka vdekje (qoftë edhe një) kush e mban përgjegjësinë?”, thotë ai.

    Ai tutje thotë se nuk është fare për shtyrje të zgjedhjeve, por që thotë se ai është argument joshëndetësor.

    “Në qoftë se IKSHP nuk dëgjohet atëherë pse po i dëgjojmë rekomandimet e tyre tjera? Në rregull është që qytetarët me bo debate për profesionalizmin e IKSHP, por Presidentja nuk e ka atë luks. Edhe njëherë, opozita ka të drejtë që shpërfaq hipokrizinë e VV për zgjedhjet, por kjo nuk është diskutim politik por shëndetësor. Edhe krejt me qenë kundër, Presidentja ka detyrë të mbrojë jetën e secilit qytetar. P.S: para se me shkru në komente, nga aspekti vetjak individual, nuk jam fare për shtyrje por edhe ai është argument joshëndetësor”, përfundoi Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!