Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook tha se Prishtina nuk do të jetë mirë në qoftë se komuna tjera janë në rrezik nga pandemia Covid-19.
Ahmeti tha se të gjithë kemi familjarë e të afërm në qytetet e fshatrat nëpër krejt komunat e Kosovës, e numri i rasteve posaçërisht në Pejë është brengosës.
Ahmeti mes tjerash theksoi se duket iu afruar fazave të relaksimit të qëndrojmë bashkë në disiplinën tonë.
“Prishtina është kryeqytet i Kosovës. Të gjithë ne kemi familjarë e të afërm në qytetet e fshatrat nëpër krejt komunat e Kosovës. Numri i rasteve në krejt Kosovën, e posaçërisht në Pejë është brengosës për krejt neve, sepse as Prishtina nuk do të jetë mirë në qoftë se tjerat komuna janë në rrezik. Duke ju afruar fazave të relaksimit të qëndrojmë bashkë në diciplinën tonë e duke i ndihmuar të gjithë të tjerët që kjo të kalohet sa më shpejtë. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.