×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti propozon një ‘orë policore’ tjetër, thotë se e tanishmja po krijon tollovi

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 18:59

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu është drejtuar qytetarëve duke iu thënë se edhe pse lejohet qarkullimi nga ora 16:00-20:00 nuk do të thotë që në këtë periudhë është situatë normale.


    “Tre prej këtyre rasteve në Prishtinë. Deri më tani kemi fatin që të gjithë të infektuarit janë raste të identifikuara nga kontaktet e të infektuarve tjerë dhe situata është ende nën kontrollë. Mbane kështu ju lutem, kufizone qarkullimin”, shkruan ai.

    Ahmeti po e arsyeton këtë propozim duke thënë se po bëhet tollovi nëpër markete gjatë kohës së lirisë së lëvizjes.

    “Po ashtu, ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restriksioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete. Më mirë do të ishte të kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbremjes deri në mëngjes”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!