×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti reagon ndaj vendimit të Qeverisë, thotë se Francës ka kush t’i ndihmojë për rindërtimin e Katedrales

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 12:06

    Bashkëkryesuesi i Ekipit Dialogues, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas raportimeve se Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për rindërtimin e Katedrales Notre Dames.


    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se fondet që i ka ndarë Qeveria e Kosovës do të ishte më mirë të destinohen për rastet në nevojë në Kosovë.

    Ky është postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

    Qeveria e Kosovës paska ndarë mjete për Katedralen e Notre Dame. Përderisa kjo tragjedi ka prekur gjithë botën e edhe Kosovën, po ashtu ka ngjallur edhe solidaritet gjithandej. Duke parë lajmet botërore shihet që paratë nuk do të jenë problemi i riparimit të katedrales, e cila me shpresë do të rinovohet shpejtë.

    Fondet të cilat qeveria i ka ndarë do të ishte mirë ti ridestinojë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale. Së fundmi kemi pas disa djegie të shtëpive në disa komuna si pasojë e fatkeqësive dhe familjet nuk kanë mundësi me i riparu. Për komunë të Prishtinës mund të ofrojmë informata.

    Francës ja kemi dëshmu miqësinë dhe solidaritetin dhe besoj se e dijnë që e kemi sinqerisht dhembjen, dhe kjo nuk përmirësohet me para. Por, qytetarit tonë, shteti ka nevojë të ja tregojë edhe solidaritetin edhe përkujdesjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!