Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pyetur tërthorazi kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj se përse nuk po deklarohet për heqjen e taksës.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se pas dy vite dramë për taksën, disa përveç që janë pjesë e vendimit për heqjen e saj nuk e kanë thënë asnjë fjalë duke aluduar në ish-partnerin e koalicionit, Ramush Haradinaj.
“Dy vite dramë, e sot jemi më keq se ku kemi qenë para takses. Nuk e kam problemin me disa që nuk kanë pas qendrim apo që kanë qenë kundër këtyre veprimeve karshi Serbisë, por disa që na shtyen në konfrontim me disa shtete mike e sot përveq që janë pjesë e këtij vendimi nuk e thanë asnjë fjalë. Sic e kam thënë edhe më fillim të 2019, të ndarë do të na sakatojnë (sikurse me taksen). Të bashkuar do të ishim shumë më të mbrojtur, por dikush më pak e dikush më shumë e kanë vetën më me rëndësi”, ka shkruar Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.