×
  • Lajme
  • Lajme

    Ajo vetë nuk ia dorëzoi detyrën pasardhësit të saj në Ministri, por sot Selimi e pret me lule Albulena Haxhiun

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 13:35

    Ministrja e zgjedhur e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka marrë zyrtarisht detyrën e udhëheqëses së këtij dikasteri.


    Haxhiu në pranim-dorëzimin e detyrës u prit nga ministri në largim, Selim Selimi, i cili e priti atë me lule, shkruan Reporteri.net.

    Por njëjtë nuk kishte vepruar edhe Haxhiu, e cila kur la detyrën si ministre e Drejtësisë, nuk mori pjesë në në ceremoninë e pranim-dorëzimit.

    E sot pas përfundimit të takimit Selimi e Haxhiu janë deklaruar edhe për media.

    Ministrja e re e Drejtësisë tha se do t’i vazhdojë punët e mira që janë nisur nga qeverisjet e kaluara në këtë ministri.

    Në anën tjetër Selimi theksoi se VV-ja ka bërë zgjedhjen e duhur duke e emëruar Haxhiun në krye të këtij dikasteri qeveritar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!