Akademia Suedeze ia ka kthyer letrën kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, lidhur me kërkesën që të anulohet çmimi Nobel i dhënë për shkrimtarin austriak pro-serb, Peter Handke.
Në letrën e Akademisë suedeze drejtuar kreut të ASHAK-ut shkruan se çmimi Nobel për letërsi i është dhënë Peter Handkes për veprën që ka krijuar dhe jo për personalitetin e Handkes.
Tutje në letër thuhet se ndarja e çmimit Nobel është në përputhje me testamentin e Alfred Nobel.
Sidoqoftë, Nobeli për shkrimtarin austriak që haptazi kishte mbrojtur Millosheviqin, ngjalli reagime të ashpra në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.