×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    AKP në bashkëpunim me policinë mbyllin tri pompa të “Nis Petrol” në veri

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 15:24
    Foto: Kossev

    Agjencia Kosovare e Privatizimit bashkë me Policinë e Kosovës kanë mbyllur sot dy pompa derivatesh “Nis Petrol” në veri të vendit.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    I njëjti bëri të ditur se njëra pompë është në Mitrovicë të Veriut, një tjetër në Zubin Potok dhe e treta në Ujman.

    “Sot Policia e Kosovës ka asistu AKP në verifikim të pronave të tyre. Një pompë e benzinës në Mitrovica Veri, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyll. AKP ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI-së dhe ATK-së. Çdo gjë ka kaluar pa probleme”, tha Elshani për Reporteri.net.

    Foto: Kossev

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!