×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident automobilistik në Vlorë, humb jetën një 7-vjeçare

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 13:08

    Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Peshkopi.


    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 7-vjeçare, e identifikuar me iniciale A.C.

    Sipas njoftimi zyrtar bëhet me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

    Vlorë/ Informacion paraprak

    Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!