Një moment i veçantë ka patur protagonist kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin të Gjermanisë.

Teksa kryeministri belg Bart de Wever po mbante një konferencë me gazetarët, Rama i ka kaluar nga pas duke e përqafuar në befasi.

Menjëherë dëgjohet kryeministri belg që thotë në anglisht “duhet të jetë ai shqiptari, ai shfaqet gjithnjë nga pas.”

Reklamë

Video është bërë virale, duke u publikuar edhe nga mediet e huaja.

;