Një aksident rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Suharekë–Prishtinë. Në aksident raportohet për katër persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se referuar informacioneve nga tereni, ju konfirmojë se një aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve është raportuar rreth orës 14:00, ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” km 40, në Duhël të Suharekës.

“Në aksident raportohet për katër persona të lënduar, ndërsa për shkallën e lëndimeve të tyre mund t’iu adresoheni shërbimeve shëndetësore. Ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa Njësia për kontroll në Autostrada është marrë me rastin dhe po kryen hetime lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti”, tha Hoxha.

Reklamë

Ai ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë vigjilent në respektimin e shenjave të trafikut dhe përshtatjen e shpejtësisë se lëvizjes me atomjete me kushtet në rrugë, në te kundërtën Policia e Kosovës me njësitet e saj ne teren po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa rigoroze ne zbatimin e ligjit të trafikut dhe masat e parapara që parashihen në të.