×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Shkup, vdesin tre persona

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 20:14

    Tre persona kanë ndërruar jetë sot gjatë një aksidenti që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.


    Këtë  e bëri të ditur Luljeta Mehmeti nga Policia e Kosovës.

    “Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës”.

    “Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti, për klan kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!