×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Korenicë të Gjakovës, një i vdekur dhe shtatë të lënduar

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 14:55

    Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Korenicë të Gjakovës.


    Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovë kapiteni në Policinë Rajonale të Gjakovës, Albin Sahatçia.

    Ai e ka bërë të ditur se të gjithë shtetasit në dy veturat e përfshira në këtë aksident janë nga Shqipëria derisa njëra vetura ka qenë me targa të Shqipërisë dhe tjetra me të Anglisë.

    Sahatçia ka njoftuar gjithashtu se një nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore derisa gjashtë të tjerët janë të lënduar më lehtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!