Një veturë po lëvizte në rrugën e fshatit Lisicë të Mitrovicës, një mace i preu rrugën dhe, duke u munduar t’i ikën shtypjes, vetura përfundoi me katër rrotë nga qielli.
Siç thonë dëshmitarët, në veturë ndodhej një çift të cilët janë dërguar me urgjencë në Spital, shkruan Reporteri.net.
Dëshmitari ka thënë se dy personat janë lënduar mjaft shumë, ndërkohë që tani ndodhen në duart e mjekëve.
Gazeta ka siguruar pamje nga aksidenti, ku shihet vetura e dëmtuar mjaft shumë.
Sipas tij, reagimi i institucioneve ka qenë shumë i shpejt. Policia ende po qëndron në vendin e ngjarjes dhe po merret me detajet e aksidentit.
Duhet theksuar se tani janë shtuar ngricat në rrugë dhe aksidentet janë shpeshtuar, sidomos në rrugët magjistrale ku zhvillohet shpejtësi më e madhe./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.