×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Rahovec: Bëhen kërrsh vetura me traktorin

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 18:30

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Xërxe të Rahovecit ku janë përfshirë një traktor dhe një veturë.

    Në foton e siguruar nga Reporteri.net shihet se aksidenti ka qenë i rëndë, pasi traktori është ndarë në dysh, kurse vetura ka përfunduar në ara.

    Reporteri.net ka pyetur Policinë e Gjakovës për këtë aksident por kanë thënë se nuk kanë informata.

    “Nuk ka të regjistruar si rast”, kanë thënë nga Policia e Gjakovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!