×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë te rrethi i madh në Prishtinë, katër të lënduar

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 18:06

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës, saktësisht te rrethi i madh.


    Në këtë aksident mësohet se janë lënduar katër persona.

    “Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net.

    Reporteri.net, ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet ndërhyrja edhe e zjarrfikësve, të cilët bashkë me ekipin e emergjencës shihen duke nxjerrë të lënduarit nga automjetet.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!