×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i tmerrshëm në Deçan: Vetura ndahet në dysh nga përplasja me kamionin

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 17:18

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00, në Deçan, konkretisht në rrugën “Elez Geci”.

    Sipas fotografive të publikuara, shihet se vetuar e aksidentuar është e ndarë në dysh nga përplasja që ka pasur me një kamion, mirëpo nuk dihet për gjendjen e të lënduarit.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin për Reporteri.net.

    “Me datë 21.11.2021, rreth orës16:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Pozhar-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara nje veture dhe nje kamionete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti me autoambulancë është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Policia e Pejës për Reporteri.net.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!