×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Aksident me dy të lënduar te “Kroni i Mbretit”, njëri nga shoferët i dehur

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 23:51

    Dy persona janë lënduar sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Korreticë, tek vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

    Kështu bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

    Ai ka theksuar se në aksident janë të përfshira dy vetura me targa vendore, dhe se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30.

    “Sipas informacioneve fillestare dyshohet se njëri nga drejtuesit e automjetit rezulton të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë vozitjes. Njësia për kontroll të autostradave e PK-së është duke u marrë me rastin dhe procedurat ligjore”, ka thënë Hoxha. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!