×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Aksident me të vdekur në Jezerc të Ferizajt, shoferi i kamionit humb kontrollin dhe rrokulliset poshtë rrugës

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 16:33

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Jezerc të Ferizajt në vendin e quajtur “Reka e Vogël”.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka bërë të ditur se shoferi i kamionit të përfshirë në aksident ka humbur jetën.

    “Më 11.07.2024 rreth ores 13:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Jezerc të Ferizajt, tek vendi i quajtuar “Reka e Vogël” është një aksident ku është përfshirë një kamion trasportues. Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt”, tha Veseli për Reporteri.net.

    Zëdhënësi i policisë shtoi se dyshimet e para janë se shoferi i kamionit ka hubur kontrollin dhe është rrokullisur poshtë rrugës.

    “Nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezercë dhe me të arritur tek vendi i quajtur ” Reka e vogël” në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli për Reporteri.net.

    Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!