×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes 5 automjeteve në Komoran, lëndohen disa persona

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 18:04

    Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Komoran të Drenasit.


    Në pamjet e siguruara nga Gazeta Online “Reporteri.net”, shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete.

    Si pasojë e këtij aksidenti, disa persona janë dërguar në Spital për trajtim mjekësor, por ende nuk dihet sa është numri i tyre.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

    Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por ende nuk kanë dhënë përgjigje.

    Pamje nga vendi i ngjarjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!