×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes dy automjeteve në Prishtinë, bëhen për spital dy persona

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 22:27

    Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sonte në Prishtinë, në rrugën “Bill Klinton”, rreth orës 21:30.


    Lajmin për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar dy persona, që më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 21:30 në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë  janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha ajo për Reporterin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!