Një aksident trafiku ka ndodhur pasdite në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, konkretisht afër fshatit Bresalc.
Nga fotot e siguruara nga Reporteri.net shihet se janë aksidentuar dy kamionë.
Njëri nga kamionët ka dalë nga rruga, kurse tjetri është dëmtuar në pjesën mbrapa.
Aksidentin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia rajonale e Gjilanit.
“Në orët e pasdrekës, dyshohet që një kamion, në lëvizje e sipër ka humb kontrollin dhe nga mospërshtatja e gjendjes së rrugëve është përplasur me dy kamionë të tjerë që ishin në përball kalim. Një person është lënduar më rëndë dhe ka kërkuar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan”, ka deklaruar Ismet Hashani zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit për Reporteri.net.
Ai ka pohuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.