×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes dy veturave në rrugën “Bill Clinton”, tre persona pësojnë lëndime trupore

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 21:25
    Pamje nga rruga "Bill Klinton", Prishtinë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, në rrugën “Bill Clinton”.

    Rastin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti njoftoi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, dhe si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

    “Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!