×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes katër veturash në Koreticë, Policia jep detaje

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 18:41
    Ilustrim

    Një aksident mes katër veturash ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Koreticë.

    Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se deri tani asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Njësitet policore për kontrollin e autostradës, kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty lajmërojnë se në aksident janë përfshirë katër automjete. Deri në këtë moment asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!