×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes një motoçiklete dhe kamionete në Suharekë, humb jetën një person

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 9:59
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një person ka mbetur pa shenja jetë në një aksident që ka ndodhur dje në fshatin Peqan të Suharekës.


    Sipas raportit të policisë aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete ndërsa si pasojë e lëndimeve, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, shkruan Reporteri.net

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionetës është dërguar në mbajtje për 48.

    AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

    Fsh. Peqan, Suharekë, 12.09.2021 – 22:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!