×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga Policia

    Aksident mes tri veturave në Bresalc, lëndohen tre persona

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 17:00

    Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tri veturave sot në fshatin Bresalc të Gjilanit.

    Rastin për Reporteri.net, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se të lënduarit tanimë janë duke marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente.

    “Me datën 31.10.2024 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bresalc. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë presuar tre persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan”, thuhet në përgjigjen e Hashanit për gazetën online Reporteri.net.

    Po ashtu, Hashani tha se hetuesit policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!