Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Batllavë të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar katër persona.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se rreth orës 10:15 është pranuar informata për aksidentin, ku është përfshirë një veturë.
“Rreth orës 10:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Batllavë të Podujevës. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një veture dhe për pasojë katër persona janë lënduar. Të njëjëtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Borovci.
Ai tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.