Nuk kanë të ndalur aksidentet orëve të fundit.
Një i tillë ka ndodhur para pak minutash në Dollc të Klinës, në të cilin vend aksidentet janë të shpeshta.
Reporteri.net ka siguruar foto nga ky aksident ku shihet si një veturë është rrokullisur.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës ka thënë për Reporteri.net se në këtë aksident është lënduar lehtë një person.
“Po ka ndodh aksidenti, por nuk ka persona të lënduar rëndë, është lënduar lehtë veç një person”, ka thënë Rugova. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.