×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në magjistralen Malishevë – Rahovec, shtatë të lënduar

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 20:52
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Malishevë-Rahovec.


    Në aksident ishin të përfshirë tre vetura, njëra nga ta i takon Prokurorisë së Gjakovës.

    Disa nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Gjakovë e disa të tjerë janë dërguar për në Prizren.

    Kështu bëri të ditur Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

    Xhurkaj tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

    Ai theksoi se më vonë do të bëhen të ditura detaje lidhur me aksidentin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!